Wash Center

 
Historia e Wash Center Print E-mail

Në vitin 2005, u finalizua  hapja e një lavanterie ne Qytetin Studenti ,Ruga Pjeter Budi,perballe godines 11-12,Tirane , e cila ofron shërbime bashkëkohore si vetëshërbim larje, tharje dhe hekurosje. Eshte  lavanteria e parë, e tipit bashkëkohor e cila ofron vetëshërbime ashtu si eshte dhe në vendet e ndryshme europiane.

Pas hapjes së kësaj lavanderie, nuk mbetej gjë tjetër përveçse të realizohej dëshira për ta shtrirë më gjerë këtë lloj biznesi dhe për të arritur maksimumin e klientelës. Pas kryerjes së një kërkimi tregu në pothuajse të gjitha llojet e bizneseve që kanë nevojë për një Lavanteri apo dyqan pastrimi kimik profesionale, u arrit në konkludim se mungesa e këtyre makinerive industriale profesionale është tëpër e madhe. Ky produkt është tepër i domosdoshëm dhe ndikon në suksesin e këtyre bizneseve, por në të njëjtën kohë edhe i pa zbuluar apo prezentuar tek ata.

Një ide fantastike qe ajo e ndërtimit të një biznesi të ri i cili kishte të bënte me shitjen e produkteve profesionale industriale si makineri larese, tharëse apo hekur rrul / tavolina hekurosese si dhe aksesoret dhe pjeset e kembimit, si dhe ndërtimin dhe operimin e lavanterive bashkëkohore aty ku lindte nevoja. 

Aktiviteti i kompanisë filloi të zgjerohej akoma më shumë, dhe në vitin 2006, W. CENTER shpk., bëhet distributor i koncernit të madh Amerikan, prodhues i makinerive industriale profesionale, Alliance Laundry Systems (www.comlaundry.com).  Dhe ne vitin 2009,behet distributor i fabrikes me te madhe ne Gjermani per prodhimin e detergjenteve profesional per lavanteri dhe pastrime kimike ,KREUSSLER (www.kreussler.com).  
Sot W. CENTER bashkëpunon me shumë kompani të suksesshme europiane, duke i ofruar kështu të gjithë tregut shqiptar maksimumin e shërbimit dhe një zhjidhje perfekte për produkte Lavanterie.
Ne dhjetor te vitin 2012 W.CENTER  finalizoi hapjen e Pastrimit Kimik  ne Qytetin Studenti ,Ruga Pjeter Budi,perballe godines 11-12,Tirane e cila ofron sherbime larje shume cilesore me produkte gjermane.

Zyrat-showroom-washcenter01 Zyrat-showroom-washcenter02

Grupi target i klientëve

  • Hotele, Motele, Kampingje, Resorte
  • Konvikte studentore të Universiteteve
  • Qendra spitalore
  • Qendra Estetike, Qendra Fitness, Shtëpi për të moshuarit, etj
  • Lavanteri – vetëshërbim dhe Pastrim Kimik

Produktet të cilat i tregëtojmë

  • Makineri Industriale Profesionale si Larëse, Tharëse, Hekurosëse
  • Makineri Industriale Profesionale Larëse Higjene
  • Makineri Industriale Profesionale dykatëshe – të cilat përmbajnë një Larëse dhe Tharëse – kryerja e operimeve përmes monedhave dhe automatike
  • Aksesorë Lavanterie – karroca transportuese, kosha transportues, makineri për paketimin e rrobave; ilaçe speciale rrobash, etj.
  • Detergjent professional Gjerman per lavanteri dhe pastrime kimike.
  • Pjese kembimi per te gjitha llojet e pajisjeve industriale per lavanteri dhe pastrime kimike.
 
AlbanianEnglish (United Kingdom)
Product-Title-5
SPOTTING-B-en
DRY-CLEANING-B-en
LAUNDRY-B-en
TREATMENT-FOR-LEATHER-B-en
TREATMENT-FOR-JEANS-B-en
PACKING-AND-TROLLEY-B-en
LAUNDRY-ACCESSORY-B-en
SPRAY-LINE-B-en
IRONING-COVERN-AND-PADDING-B-en
SPARE-PARTS-B-en

Cerifikata

TUV-NORD-wash

Harta

harta-washcenter2-grey2

Washcenter

logo

Address: Rruga Durresit,
Rethrrotullimi Zogu Zi, Tirana-Albania
Tel: +355 424 04 334
E-mail: info@washcenter.al
Website:www.washcenter.al

Social Media:

social-media-icons